Mbërrin në Athinë një shqiptar i plagosur rëndë nga tërmeti në ishullin Kos

Rëndohet bilanci me shqiptarët e plagosur nga tërmeti në Greqi. Një tjetër emigrant shqiptar mësohet se ndodhet në gjendje të keqe.

Ai është transportuar me avion për në Athinë së bashku me dy të plagosur të tjerë, një shtetas grek dhe një skandinav.

Mediat greke thonë se gjendja e shqiptarit është më e rëndë. Ai ka dëmtime serioze në shpinë dhe legen, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet me dije.

Më herët u raportuar për një tjetër emigrant shqiptar të plagosur nga tërmeti në ishullin Kos. Ai është Aldo Begolli nga Korça.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne