Mbërrin nesër në Tiranë Ministri i Brendshëm i Italisë

Në kulmin e akuzave ndaj Saimir Tahirit si i implikuar në trafikun e drogës me bandën e Habilajve e cila është zbuluar nga autoritetet italiane, nesër në Tiranë do të mbërrijë për një vizitë zyrtare Ministri i Brendshëm i Italisë bashkë me një delegacion të nivelit të lartë. Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti do të zhvillojë takim me homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafa dhe më pas me presidentin Ilir Meta.

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet edhe ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne