Mbështetës i Gylen/ I thanë se do e dërgojnë në qendrën e azilkërkuesëve, mësuesi turk niset drejt Rinasit për t’u ekstraduar në Turqi (Emri+Foto)

Ashtu si ndodhi edhe në Kosovë, një shtetas turk është duke u ekstraduar nga Shqipëria drejt Turqisë.

PD del kundër Turqisë dhe mbron Gylenistin në një kohë që kur Italia debon dhe ekstradon shqiptarë askush nuk flet për ata.

Mësohet se shtetasi turk është Harun Çelik, 42 vjeç mbështetës i lëvizjes Gylen. Pasi ka përfunduar dënimin në Shqipëri, turkut i është thënë se do dërgohej në qendrën e azilkërkuesve, por më pas është marrë në mënyrë të paligjshme dhe është mbajtur disa orë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë.

7668c0dd E921 42e7 Acfc 8f75a6d438f2

Nga drejtoria e Migracionit po transportohet me urgjence drejt Rinasit, ku autoritetet shtetërore shqiptare po e deportojnë jashtë dëshirës së tij, për ta dorëzuar në Turqi, ku ai përndiqet nga shteti turk.

Shtetasi turk ka të drejten e apelimit por kjo e drejtë i është mohuar, pasi Drejtoria e Migracionit ka vendosur ta dergojë menjehere nga qelia në aeroport drejt Turqisë.

Duke qenë se Ankaraja nuk jep dokumente si pasaporta apo karta identiteti për ata shtetas që ajo i konsideron mbështetës të Lëvizjes Gylen, shpesh pjesëtarë të saj zgjedhin dokumente false për tu larguar nga Turqia në drejtim të Perëndimit.

Por, ditën e sotme, ky shtetas ka kryer dënimin në Shqipëri dhe i është premtuar se do të dërgohej në qendrën e azilantëve për të shqyrtuar kërkesat e tij, por gjatë rrugës ka përfunduar në aeroportin e Rinasit.

Njëri nga avokatët mbrojtës nuk i është lejuar të kontaktojë me klientin e tij. Mësohet se Çalik ishte me profesion mësues dhe kishte mundur të largohej nga Turqia./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne