“Mbështetja e BE-së për dhunën greke do të forcojë ekstremistët e djathtë, makthin e Evropës”

Përmes llogarisë së tij zyrtare në «Twitter» zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, Omer Çelik, u dërgoi një mesazh vendeve të BE-së që nuk dënojnë dhunën greke ndaj migrantëve.

“Kushdo, që thotë se është në solidaritet me Greqinë për të mbrojtur kufijtë e Evropës, është përgjegjës për policinë dhe ushtrinë greke që hap zjarr dhe vret migrantët. Nuk është parë ndonjëherë një egoizëm i tillë kaq antihuman”,- shkruan Çelik, ndërsa shton se fjala më e dashur e zyrtarëve evropianë është “qetësi“.

“Bashkimi Evropian (BE) është kthyer në një union të boshatisur nga të gjitha sensibilitetet humanitare. Unioni sot nuk e kalon dot as testin e vlerave politike, e as atë vlerave humanitare. Kemi të bëjmë me një solidaritet tipik lokal. (…) Ata [BE] mbështesin dhunën greke. Ata janë bërë tashmë një organ i egocentrizmit politik. Ata që mbështesin dhunën brutale greke për të mos lejuar migrantët të kalojnë në Evropë, syrgjynosin jashtë Evropës edhe vlerat politike evropiane. Ndihma morale dhe monetare që ju i jepni dhunës së Greqisë nuk ka për t’ju sjellë dobi. Ju do t’i forconi edhe më shumë ekstremistët e djathtë, që janë makthi i Evropës”, vijon reagimin e tij Omer Çelik./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne