Mbështetje për Maduron në rrugët e Nju-Jorkut

Në mbështetje të Kryetarit të Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro u zhvillua një protestë në sheshin e famshëm “Union Square” në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një grup protestuesish të mbledhur në parkun “Union Square” reagoi ndaj njohjes nga Amerika të Kryetarit të Kuvendit të Venezuelës, Juan Guaido si kryetar shteti i përkohshëm i këtij vendi.

Protestuesit hapën flamurët e Venezuelës dhe hodhën slogane “Amerika hiqi duart nga Venezuela”.

Në fjalimin e mbajtur u përdor shprehja: “Jemi mbledhur këtu për të mbështetur liderin e zgjedhur të Venezuelës në mënyrë demokratike dhe për t’i dalë kundër imperializmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Mitingjet e zhvilluara në 23 janar në Venezuelë nga mbështetësit e opozitës dhe pozitës hapën rrugë për zhvillime shumë të rëndësishme nga aspekti i vendit dhe rajonit.

Kryetari i Kuvendit Kombëtar me shumicë opozitare, Juan Guaido në mitingun e opozitës e shpalli veten kryetar shteti të përkohshëm dhe u njoh si i tille duke filluar nga Amerika dhe vende të tilla si Kanadaja, Kolumbia, Peruja, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kosta Rika dhe Guatemala.

Kurse Meksika, Turqia, Rusia, Kuba, Kina dhe Bolivia ripërsëritën mbështetjen ndaj qeverisë së Maduros./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne