Mbeti i bllokuar në Itali, emigranti kërkon të kthehet në Shqipëri, por nuk merr asnjë përgjigje për riatdhesimin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka publikuar kalendarin e udhëtimeve që do të kryhen këtë javë, në kuadër të nisjes së procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit dhe që duan të kthehen në Shqipëri.

Në datat 18 dhe 19 prill do të jenë udhëtimet e para. Sipas njoftimit të MIE, në datën 18 do të kryhet udhëtimi Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë.

Ndërsa në datën 19, sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.

Por një emigrant shqiptar në Itali, Klement Myftaraga i cili ka disa ditë që ka mbetur i bllokuar prej dy muajsh atje, tha për Fax News se askush nuk i është përgjigjur kërkesës së tij për tu rikthyer.

Emigranti tha se ka bërë aplikimet në organet përkatëse, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Po ashtu ai deklaroi se është i gatshëm të paguajë të gjitha shpenzimet që ka vendosur qeveria, vetëm që të rikthehet tek familja e tij./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne