Mbi 100 të vrarë nga një sulm kamikaz në mesin e refugjatëve në Siri

Nga shpërthimi i një autobombe të vendosur në mesin e refugjatëve në qytetin Dejr Al-Zur të Sirisë janë vrarë mbi 100 persona.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se grupi i quajtur Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri ka thënë se kjo autobombë është shpërthyer nga grupi terrorist ISIS në një vend ku ishin mbledhur refugjatët sirianë në qytetin Dejr Al-Zur në lindje të lumit Eufrat ku si pasojë janë vrarë rreth 100 personave dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë. Rami Abdurrahman, drejtori i këtij grupi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, ka thënë: “ISIS me kryerjen e këtij shpërthimi në mesin e refugjatëve në brigjet lindore të lumit Eufrat, ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra persona. Këto refugjatë kishin ikur nga zonat e luftimeve dhe ishin strehuar në një vend shkretinor nën kontrollin e forcave demokratike të Sirisë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne