Mbi 13 milionë dollarë ndihma, brenda 3 ditëve, për pasojat e tërmetit

Situata e vështirë e krijuar nga goditja e tërmetit më 26 nëntor, ka nxitur solidaritet mes qytetarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe diasporë.

Në më pak se tre ditë thirrje të ndryshme për mbledhje fondesh janë grumbulluar mbi 13 milionë dollarë.

Dhurimet më të mëdha janë:

Dhurime nga qytetarët në e-albania, rreth 3 milionë euro
Kastrati Group, drejtuar nga Shefqet Kastrati, 1,5 milionë euro
Balfin Group, drejtuar nga Samir Mane, 1,2 milionë euro
Fondacioni Fundjavë Ndryshe, mblodhi mbi 1,5 milionë dollarë
Gazetari Marin Mema dhe President i “Rrënjëve Shqiptare” Marko Kepi, mblodhën 1,3 milionë dollarë
Tirana International Airport, 1 milion euro
Behxhet Pacolli, biznesmen, Ministër i Jashtëm i Kosovës, 1 milionë euro
Bankers Petroleum, 1 milion dollarë
Elvis Naçi, drejtues i “Shqiptarët për shqiptarët”, 850 mijë dollarë
Qeveria e Kosovës, 500 mijë euro
Fondacioni për Shoqëri të Hapur, 500 mijë dollarë
Eurosig-Insig 50 mijë euro
Berat Buzhala, drejtues i Gazeta-Express, 10 mijë euro
Adem Hasani, drejtues i Dreni-Pharm, 10 mijë euro
Mario Dedivanovic, njohur si parukieri i Kim Kardashian, 3 mijë euro
Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, ka marrë përsipër t’u paguajë qiranë 20 punonjësve të kompanisë së tij Intercom Data Service të mbetur të pastrehë.
Kompania Gener 2 dhe kompani Gjikuria kanë marrë përsipër të ndërtojnë nga 20 apartamente në zonën e Thumanë.
Lazim Destani, babai i aktorit shqiptar Blerim Destanit, dhuroi 12 ton ushqime. Po kështu mbi 200 tonë ushqime, produkte sanitare dhe mbi 1000 dyshekë u dërguan me dhjetëra kamionë nga bizneset e Kosovës.

Hotele, bujtina dhe qytetarë të ndryshëm hapën dyert për fatkeqët e goditur nga tërmeti. Të prekurve iu mundësua edhe transporti. Nisma Thurje siguroi listimin e rreth 3000 vendstrehimeve të ofruara nga qytetarë të ndryshëm, ndërsa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi mbledhje masive ushqimesh dhe rrobash.

49 viktima, dhe mbi 700 të plagosur dhe qindra familje të mbetura pastrehë nga tërmetet e 26 nëntorit nxitën solidaritet mes shqiptarëve./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne