Bota

Mbi 170,000 iranianë kanë nënshkruar për Haxh – 2019

Më shumë se 170,000 iranianë kanë nënshkruar deri tani për Haxhin e vitit 2019.

Sipas Zyrës së Përfaqësuesit të Marrëdhënieve me Publikun të Zyrës Përfaqësuese të Drejtuesit për Haxhin, ata i regjistruan emrat e tyre pas një thirrjeje nga Organizata e Haxhit e Iranit.

Kuota e dakorduar nga Arabia Saudite për haxhijtë e Iranit në Haxhin e vitit 2019 është 86.500.

Sipas zyrtarëve të Haxhit rreth 1.3 milionë iranianë që u regjistruan rreth dhjetë vjet më parë për të shkuar në Haxh janë në pritje për të kryer Haxhin.

Irani dërgoi 86,000 haxhijë në Arabinë Saudite për Haxhin e vitit 2018. Në vitin 2017, rreth 85.000 iranianë e kryen Haxhin.

Një vit më parë, më shumë se 1.8 milion haxhijë morën pjesë në Haxh, por iranianët qëndruan në shtëpi pasi tensionet midis Rijadit dhe Teheranit ishin në kulm, pas një përplasje vdekjeprurëse të njerëzve gjatë Haxhit të vitit 2015.

Më 24 shtator 2015, mijëra njerëz humbën jetën në shtypjen vdekjeprurëse pasi autoritetet saudite bllokuan një rrugë në Mina gjatë një rituali, duke detyruar turmat e mëdha të haxhijve të shtypeshin për vdekje.

Ky ishte incidenti më vdekjeprurës në historinë e Haxhit. Sipas Associated Press bazuar në deklaratat zyrtare nga 36 vende që humbën qytetarët në katastrofë, më shumë se 2,400 haxhijë humbën jetën në këtë incident.

Arabia Saudite pretendon se rreth 770 njerëz janë mbytur, por zyrtarët e Haxhit nga Irani thonë se rreth 4,700 njerëz, duke përfshirë mbi 460 haxhijë iranianë, humbën jetën.

Burimi : ABNA/ ML

Etiketa