Mbi 19.000 militantë të Daesh-it u vranë përgjatë Irakut në 3 vite

Më shumë se 19,000 militantë të Daesh-it u vranë gjatë tri vjetëve gjatë betejave çlirimtare në Irak, njoftoi të hënën policia federale e Irakut.

“Deri më tani, rreth 19,484 militantë u vranë në Ninive, Kirkuk, Salahuddin, në veri të Bagdadit, përveç Anbarit, që përfaqëson rreth një të tretën e vendit,” tha gjenerali Lt. Shaker Xhevdet, komandant i Policisë Federale, për Agjencinë Ruse Sputnik.

Hapësirat e përgjithshme të çliruara nga Policia Federale në katër provincat, sipas gjeneralit Xhevdet, “arritën në 27155. 496 kilometra katrorë”.

Për më tepër, numri i përgjithshëm i rajoneve, qyteteve dhe rretheve të çliruar nga trupat arriti në 890.

Mijëra militantë të Daesh-it dhe civilë irakianë u vranë që kur fushata qeveritare, e mbështetur nga forcat popullore, u nis në tetor 2016 për të luftuar grupin terrorist.

Në dhjetor, 2017, kryeministri irakian Haider al-Abadi njoftoi çlirimin e plotë të tokave të Irakut nga grupi terrorist Daesh.

Burimi : Iraqi News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne