Historia Opinion

Mbi 40 vjetorin e Revolucionit Islamik te Iranit

Ne nje koment ne youtube Dr. Olsi Jazexhi ka komentuar mbi 40 vjetorin e revolucionit islamik ne Iran. Dr. Jazexhi shpjegon rendesine qe Revolucioni Islamik i Iranit ka patur per boten ne shekullin e XX dhe pse Perendimi u trondit nga revolucioni islamik. Ne video shpjegohet pse revolucioni iranian eshte revolucioni i trete me i rendesishem pas revolucionit kinez dhe sovjetik. Flitet mbi historine e krijimit nga synitet te institucionit te kalifatit; si ndodhi qe shtetet laike e zhduken Islamin pas renies se kalifatit osman; pse sulltan Abdyl Hamiti nuk ishte vetem sulltan i Turqise por edhe papa i Islamit; pse pas Luftes se Pare Boterore muslimanet ngelen pa nje shtet fetar; pse sulltan Abdyl Hamiti, Sejid Kutubi, Hasan el-Benna, Xhemaludin al-Afghani, Mehmet Akif Ersoji etj i apeluan muslimaneve qe te duan njeri tjetrin pa dallime sektare dhe kombetare; pse Mehmet Akif Ersoji i kritikoi nacionalistet shqiptare, turq, arab dhe kurde etj. Ne video tregohet sesi Muhamed Reza Shah Pahlavi laicizoi iranianet – i beri ariane – sikur iliro-pellazget e shqiptarise; sesi Muhamed Reza Pahlavi e tregonte Islamin si fe arabesh dhe u thoshte iranianeve qe nuk jane musliman; si Cyriusi dhe Dariusi u kthyen sikur Skenderbeu dhe Nene Tereza ne Iranin e Shah Pahlavit; si ne vitin 1979 hoxhallaret triumfuan ne revolucion dhe moren pushtetin nga Shahu; si Seminari i Kumit eshte Vatikani i Shiizmit; si Ajatollah Khomeini zhvilloi konceptin e Vilajetit te Fakihut i cili eshte i ngjashem me konceptin e Kalifatit ne Sunnizem; si Shah Pahlavi ’emancipoi’ grate sikur Enver Hoxha dhe Ismail Kadareja ben ne kohen e tyre; si Ajatollah Khomeini shpalli Pushtetin e Fakihut i cili duhet te mbikqyri shtetin – sikur ben ambasadori amerikan sot ne Shqiperi dhe ne Kosove; si Republika Islamike e Iranit tronditi amerikanet, britaniket dhe Izraelin; si Irani u be republike demokratike parlamentare e cila mbikqyret nga keshilli suprem i 12 hoxhallareve; si Republika Islamike e Iranit islamizon vendin, nacionalizon pasurite dhe me keto pasuri ndihmohet populli; si Institucioni i Vilajetit te Fakihut u inspirua nga idete e Vellazerise Muslimane ne Egjipt; si Revolucioni Islamik i Iranit do te inspiroj udhehqesit muslimane qe nga Alija Izetbegovic ne Bosnje, te Nexhmedin Erbakani ne Turqi dhe Muhamed Morsi; si Irani revolucionar do kthehet sikur Moska ne kohen e Leninit dhe Irani do ti vendosi vetes se tij si mision mbeshtetjen e rezistences palestineze, Fatahut, Hamasit, Hizbullahut etj. Ne video tregohet qe demokracia iraniane do te trembi monarkite absolute te Gjirit Persik dhe diktaturat e tyre; pasi Irani i tregoi muslimaneve qe ata mund te udhehiqen nga Kurani dhe Sheriati. Per kete amerikanet nxiten Sadam Huseinin, tekfirizmin Saudit dhe MEK-un. MEK-u ben thirrje terroriste kunder Iranit por qeveria shqiptare nuk i ndershkon sikur muslimanet shqiptare; John Bolton, Pandeli Majko dhe Marjam Rajavi deklaruan qe qeveria iraniane nuk do mbijetoje deri ne vitin 2018, por Pandi do hante akullore ne Teheran. Dhe ne fund tregohet sesi ekstremistet zioniste enderrojne te bejne Armagedonin ne Token e Shenjte dhe zhdukin palestinezet; dhe nese Amerika shkaterron Iranin, me pas do shkaterroj edhe Turqine dhe shtetet muslimane do kthehen ne stane me emire te korruptuar qe do drejtohen nga Izraeli.

OPINIONE