Mbi 40 xhami shqiptare në Zvicër ofrojnë ndihmë për familjet shqiptare

Si gjithmonë diaspora shqiptare është mobilizuar atëherë kur ka nevojë dhe kështu po ndodh edhe pas tërmetit shkatërues në Shqipëri.

Janë të shumta iniciativat e Shoqatave Humanitare, Fondacioneve të ndryshme, Shoqërive Kulturore, Kulteve Fetare, përmes së cilave shqiptarët e Zvicrës kanë shprehur gadishmëri për të qenë pjesë e këtij karavani humanitarë.

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, së fundmi ka dalë me një komunikatë përmes së cilës informon opinion e gjërë se ka shpallur një javë solidariteti me shqiptarët e lënduar nga tragjedia që shkaktuan tërmetet në javën që po lëmë pas. Aksioni fillon të premten dhe do të vazhdojë deri më 6 dhjetor, përcjell albinfo.ch.

„Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, e konsideron obligim fetar dhe vëllazëror që shqiptarët kudo që ndodhen të mobilizohet në mbledhjen e ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i fundit në Shqipëri. I bëjmë thirrje të gjitha xhamive, anëtare të Unionit, që të fillojnë organizimin për mbledhjen e ndihmave në vlera monetare. Shpresojmë që nëpërmjet këtyre ndihmave, sadopak t‘ju dalim në ndihmë vëllezërve tanë në këto ditë të vështira.“ – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kryesia e UBISHZ-së./ albinfo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne