Mbi 64,000 fëmijë të pashoqëruar kanë kërkuar azil në BE

Më shumë se 63,000 të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian në vitin 2016 – më pak se rekordi prej 97,000 fëmijësh të regjistruar në vitin 2015, por ende pesë herë më i lartë se mesatarja e mëparshme – tha agjensia e statistikave e BE të enjten.

Pothuajse 24,000 të mitur të pashoqëruar, ose gati 40 për qind e numrit të përgjithshëm erdhën nga Afganistani. Pothuajse 12,000 fëmijë sirianë arritën të vetëm, duke arritur në 20 përqind të numrit të përgjithshëm të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar.

Shumica dërrmuese e azilkërkuesve të rinj ishin meshkuj, duke përbërë 89 për qind të grupit. Pothuajse 70 përqind e të miturve që vinin vetëm ishin 16 deri në 17 vjeç.

Numri më i madh i aplikimeve është regjistruar në Gjermani, me pothuajse 36,000 të mitur të pashoqëruar, ose 57 për qind të numrit total që kanë kërkuar strehim atje. Italia, Austria dhe Britania gjithashtu panë një numër relativisht të lartë aplikimesh.

Ndërkohë, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord të lejojnë Austrinë, Gjermaninë, Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë që të vazhdojnë të mbajnë kontrollet e përkohshme kufitare në vend për 6 muaj të tjerë.

Kontrollet e kufirit brenda zonës së lirë të udhëtimit të Evropës u ripranuan në vitin 2016 si një masë sigurie në përgjigje të një rritje të emigrantëve në Evropë.

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord për zgjerimin e mëtejshëm pasi Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, tha javën e kaluar se kjo do të ishte zgjatja e fundit e kontrolleve. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne