Cadra, CIA, Muxhahidinët dhe Izraeli i Madh

Nga Alfred Cako

Qe Cadra ka patur frymezimin e CIA-s dyshoja, por tash jam bindur dalengadale. Ndoshta Qeveria, opozita e Cadres, BE me perfaqesuesen Vllahutin, ndoshta deri diku edhe ambasada e USA dhe zoti Lu, jane te gjithe pjese te puzzell-it propagandistik te “Destabilitetit te shtetit shqiptar” te skicuar nga Cia, Permindex, Mosad, MI6. Ky Destabilitet i Shqiperise do te propogandohej me pohe e buje ne mediat perendimore per te shfajesuar Qeverine shqiptare ‘inegzistente’ per organizimin ne Tirane te Kongresit boteror te muxhahidineve kunder regjimit ne Iran, njelloj sic ndodhi me alibine e “Qeverise inegzistente” ne Tirane me ’97 kur furnizohej UCK ne Kosove me arme te lehta. Atebote Miloshevicit qe nuk mund te ankohej per “Tiranen zyrtare” i thane te arrestonte kontrabandistet e armeve si individe, por jo ti shpallte lufte Shqiperise pa shtet!!!!????
Ardhja e McCain perkoi me dy ditet e Kongresit supersekret boteror te muxhahidineve ne Tirane ku aeroplanet me delegate nuk jane regjistruar ne sistemin Tims dhe nuk ka thuajse fare foto, me perjashtim te fotove te sherbimeve sekrete. Duket se gjithe kete operacion me synime afatmesme dhe afatgjata e kane drejtuar dhe montuar ne pjese Cia, Mosadi, MI6 por mund te jene perfshire edhe sherbimet e inteligjences se Arabise Saudite, Rusise, Turqise dhe sigurisht ato te Iranit te cilat ne kushte normale stabiliteti do akuzonin Shqiperine si shtet terrorist. Ky kongres dhe gjithe aktiviteti subversiv i muxhahidineve me eksperience te madhe ne luftra muund te perdoret si detonator ne axhenden ballkanike, sidomos ne Maqedoni e Greqi mbi principet e xhihadit ‘per mbrojtjen e vellezerve muslimane shqiptare’, ashtu edhe kunder shiiteve te Asadit, Libanit, Iranit, Jemenit, etj., ne LM ku nga sherbimet inteligjente qe permendem synohet te krijohet Izraeli i Madh dhe debimi i Rusise nga LM.
Sigurisht qe destabiliteti i kontrolluar i Shqiperise nuk do zgjate shume dhe Cadra tash do cmontohet dhe PD sigurisht qe do te marre pjese ne zgjedhje, pasi Cadra e mbaroi misionin. Dhe pastaj PS dhe PD do jetojne perseri te lumtura, si ne perralle; Edi Rama me ‘Republiken e Vjeter’ do qeverise edhe 4 vjet te tjera edhe per kete sherbim qe i beri kauzes sioniste ne LM, pa e kuptuar as vete mire se cpo ndodh, pasi tash keto fije i mbajne te tjere regjisore.????. Por edhe populli do jetoje i lumtur kur ta shikoje serish politiken te bashkuar ne Kuvend duke e pare Cadren si majen e ajsbergut te prill-majit 2017, pa ditur se cfare ujrash e mbanin ate siper dhe c’kishte poshte saj. Republika e Vjeter e Rames dhe ajo e Re e Bashes, e vune nje tulle ne murin per Izraelin e Madh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress