Mbledhja Kosovë-Shqipëri, irritohet Vuçiç: Është hipokrizi!

Mbledhja e përbashkët midis qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare ka irrituar presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb tha se kjo mbledhje është një hipokrizi për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjitha ata që e lejojnë që të ndodhë një gjë të tillë.

“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, shprehet ai.

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL ka sjellë ngrirjen e marrëdhënieve me Serbinë. Vendosja e taksës 100 % për produktet serbe e ka acaruar më tepër situatën.

Aleksandër Vuçiç tha se ky takim mes të dyja vendeve ka për qëllim heqjen e barrierave tregtare mes tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne