Mbledhja në Soçi për Siri – Delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit realizojnë takimin jozyrtar

Delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit u takuan me Përfaqësuesin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura në kuadër të Mbledhjes së 10-të të Garantuesve të formatit të Astanas, zhvilluar në Soçi të Rusisë, realizoi një takim jozyrtar me delegacionin turk, iranian dhe rus në lidhje me punimet për krijimin e Komitetit Kushtetues.

Përfaqësuesi i OKB-së, në deklaratën e bërë për gazetarët pas takimit jozyrtar, tha se mbledhja ishte pozitive.

“Vendeve garantuese u paraqita procedurat për përcaktimin e anëtarëve të Komitetit Kushtetues, që do të përbëhet nga regjimi, opozita dhe shoqëria civile” u shpreh De Mistura.

Edhe në deklaratën e bërë nga zyra e tij bëhet e ditur se përfaqësuesi pret të zhvillojë një takim zyrtar në Gjenevë në muajin shtator me vendet garantuese për çështjen e kushtetutës.

Pas mbledhjes së OKB-së Ambasadori Sedat Onal hyri në një takim tresh me delegacionin turk, rus dhe iranian të kryesuar nga Aleksandır Lavrentiyev, përfaqësuesi i Kreut të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Zv/Ministri i Iranit, Hysejin Xhabiri.

Vendet garantuese do të punojnë për të arritur një kompromis për komunikatën përfundimtare, që pritet të lexohet pas mbledhjes kryesore.

Ndërkaq delegacionet e opozitës dhe regjimit do të zhvillojnë nga një takim veç e veç me Kombet e Bashkuara dhe garantuesit.

Në komunikatën përfundimtare pritet që palët të theksojnë se janë në konsensus për mbrojtjen (vazhdimin) e armëpushimit në zonën e çtensionimit në Idlib.

Në takimin e zhvilluar dje, në kuadër të masave të rritjes së besimit, palët ranë dakord për të lënë të lirë në mënyrë reciproke një numër simbolik të burgosurve dhe robërve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne