Mbledhje urgjente në selinë e PD-së pas mbylljes së protestës

Protesta e mbrëmjes së të premtes ishte masive, por nuk u shënua asnjë incident. Asnjë kapsollë apo dhe tymuese nuk u hodh drejt kryeministrisë apo parlamentit. Pasi mbati fjalën e tij përpara kryeministrisë, kryetari i PD-së, Basha ftoi qytetarët për një marshim në bulevard duke kaluar nga parlamenti për ta mbyllur te selia e PD-së.

Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se pas përfundimit të protestës, do të ketë një mbledhje urgjente në selinë e PD. Mbledhja do të zhvillohet në orën 22:30 me gjasë për të përcaktuar hapat e radhës që do të ndjekë opozita.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne