Mblidhen në Prefekturë, konstituohet këshilli bashkiak në Devoll

Prej orës 10:00 të mëngjesit të së premtes, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe LSI kane protestuar para bashkisë Devoll por edhe në ambientet e brendshme të bashkisë, pas njoftimit për mbajtjen e mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak.
Ndërkohë kreu aktual i bashkisë Bledion Nallbati, është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit ishin në kundërshtim me ligjin dhe ata nuk i njohin.

Ndër të tjera ai tha se punët po vijojnë normalisht dhe nëse bashkia pushtohet do t’i ndalojnë dhe procedojnë pranë prokurorisë.
Nga ana tjetër mbledhja për konstituimin e këshillit bashkiak është organizuar në ambientet e nënprefekturës pasi ambientet e bashkisë vijojnë të mbeten të bllokuara nga simpatizantë të PD dhe LSI.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YIq-8Hi_0bs]

Mbas mbledhjes së konstituimit janë betuar këshilltarët e rinj të këshillit bashkiak dhe kryetari i bashkisë Devoll, i cili në një deklaratë për mediat tha se në bashki do të shkoje nga momenti në moment duke dhënë si afat të fundit, të hënën.

Devolli është e para bashki ne vend, ku është konstituuar këshilli bashkiak dhe është betuar kryetari i ri i Bashkisë Eduart Duro, i dalë nga 30 qershori.
Ish-kreu i bashkisë Nallbati ka reaguar pas mbledhjes së socialistëve duke e cilësuar një teatër.

“Mbledhja për konstituimin ishte teatër. Jam në shërbim të qytetarëve. Do jemi derisa të kemi zgjedhje të ligjshme. Nuk do lejojmë bashkë me qytetarët të uzurpohet bashkia. Kushdo kryetar që do zgjidhet nga zgjedhje ligjore le të vijë në bashki. Të tjerët nuk do të lejohen. Mund të ndodhe edhe pushtimi i bashkisë. Do ta mbrojmë bashkinë nga pushtuesit”, deklaroi Nallbati./bw

  • foto galeri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne