Shqiperia

Mblidhet KLGJ, hapet gara për kandidatët jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), e drejtuar nga kryetarja Naureda Llagami.

Në mbledhjen e sotme do të diskutohet për miratimin e akt-rregullores për përcaktimin e pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve jo-gjyqtarë, që garojnë për Gjykatën e Lartë.

Ky institucion do të ketë 19 anëtarë, ndërsa anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm 1/5 të trupës.

Kjo akt-rregullore, që pritet të miratohet, është vlefshme vetëm për kandidatët jo-gjyqtarë dhe jo për kandidatët gjyqtarë.

Aktualisht, Gjykata e Lartë ka mbetur me vetëm dy anëtarë: Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin./tpz

OPINIONE