Pjestarja e një prej monarkive më të rëndësishme në Europë, Mbretëresha Sofi i është bashkuar ceremonisë së gastronomisë shqiptare në Madrid.

Ambasadori shqiptar Ridi Kurtezi ka publikuar pamjet në rrjetin e tij social në Twitter ku Mbretëresha e Spanjës duket si shikon disa ushqime tradicionale shqiptare.

“Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid”, shkruajti ai.

Ndër ushqimet që ishin të ekspozuar përfshiheshin ëmbëlsirat si ballokume, trigona dhe zupa.