Uncategorized

Mbretëri e Bashkuar: Brexit bën që vendi të rishikojë zhvillimin e sistemit të navigimit satelitor

Britania do të eksplorojë zhvillimin dhe lançimin e sistemit të vet të navigimit satelitor, njoftoi të martën Downing Street. Kryeministrja Theresa May ka ngritur një grup pune inxhinierësh dhe ekspertësh të hapësirës të drejtuar nga Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar, me qellim për të zhvilluar opsione për një Sistem Satelitor Global të Navigacionit Britanik që do të drejtojë raketat dhe sistemet e tjera naviguese.

Ekipi do të shqyrtojë dhënien e sinjaleve për civilët si dhe ato të koduara për t’i ofruar çdo sistemi britanik aftësi komerciale dhe sigurie të ngjashme me sistemin GPS të SHBA-së.

BE ka sinjalizuar se kompanitë britanike mund të bllokohen nga kontrata me Galileon, sistemin satelitor të zhvilluara për të rivalizuar sistemin GPS të Amerikës.

Britania luajti një rol të madh në zhvillimin e sistemit, i cili pritet të jetë plotësisht funksional në vitin 2026 dhe ka argumentuar se ajo duhet të jetë në gjendje të vazhdojë të marrë pjesë si anëtare e plotë pas largimit nga BE në mars të vitit të ardhshëm.

Por Londra duket se po e humbet argumentimin. Blloku vendosi këtë vit për të lëvizur një nga bazat e monitorimit të Galileos nga Britania në Spanjë pas Brexitit me qëllim ruajtjen e sigurisë.

Një burim i Downing Street tha se Britania kërkon akses të plotë në Galileo, duke përfshirë elementët kryesorë të sigurtë që do të ndihmojnë në drejtimin e raketave britanike nëse ato janë të nevojshme për ti  mbajtur të gjithë të sigurt, por nëse nuk i jepet akses, do të shikojë alternativa të tjera.

Sekretari i biznesit Greg Clark i shkroi Komisionit të BE-s muajin e kaluar ku i shprehte shqetësimin rreth përjashtimit të mundshëm të Britanisë pas Brexit nga elementët e sigurtë.

Një rishikim i kohëve të fundit nga qeveria vlerësoi se një dështim i shërbimit satelitor të navigimit mund t’i kushtojë ekonomisë britanike 1 miliardë dollarë në ditë. Britania është një lider botëror në zhvillimin e teknologjisë satelitore, e cila ka ndërtuar 40 për qind të satelitëve të vegjël në botë dhe një në katër satelitë të telekomunikacionit./AFP/Gazeta Impakt

OPINIONE