Mbretëria e Arabisë Saudite le Islamin: Nxjerr gratë si zboriste në ushtri

Princi Muhamed Bin Salman po e reformon Arabine Saudite duke shkatërruar strukturat islame në vend. Reforma e tij me e fundit është edhe futja e grave në Forcat e Armatosura.

Sipas BBC, gratë arabe ushtarake do punojnë në sektorët ndihmës dhe në logjistikë. Kushtet që duhet të plotësojnë gratë që duan të veshin uniformën ushtarake janë 12, ndër të cilat shtetësia saudite, mosha 25-35 vjeç, diploma e shkollës së mesme etj.

Kjo është reforma e fundit që ka autorizuar Arabia Saudite, pas autorizimit për të ngarë makinën, për të shkuar në stadium, apo për të nisur një sipërmarrje pa konsensusin e burrit.

Por gjithsesi mbeten rregullat në fuqi që një grua për t’u martuar, për t’u mjekuar apo për të udhëtuar, duhet të marrë lejen e të shoqit, babait apo vëllait.

Leja për hyrjen në ushtri, si fillim është dhënë që gratë të shërbejnë në provincat ku ato jetojnë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne