Mbreti i Arabisë Saudite i heq kompetencën e princit të kurorës për administrimin e marrëdhënieve me tre vendet arabe

Disa burime diplomatike kanë deklaruar se mbreti i Arabisë Saudite ka hequr kompetencën e princit të kurorës për administrimin e marrëdhënieve me tre vende arabe.

Faqja në internet e gazetës “Al-Shargh” e Katarit, në një raport të saj ka shkruar se disa burime diplomatike të vendeve të Gjirit Persik kanë zbuluar se Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, pas ftohjes së marrëdhënieve të Riadit me Jordaninë, Marokun dhe Omanin për shkak të politikave të gabuara të trashëgimtarit të tij Muhamed bin Selman, i ka hequr këtij të fundit kompetencën për administrimin e marrëdhënieve me këto tre vende. Këto burime diplomatike kanë thënë: “Trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite ka formuar një ushtri kibernetike të përbërë nga mijëra punëtorë për të kryer sulme kundër vendeve arabe, çështje kjo e cila nuk është edhe shumë në harmoni me politikat saudite dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në krijimin e krizave në marrëdhëniet e këtij vendi me Jordaninë, Marokun dhe Omanin. Arabia Saudite nuk do të ketë marrëdhënie të ngrohta me çdo vend që nuk mbështet luftën në Jemen ose që vendos marrëdhënie mira me Katarin. Pikërisht këto politika kanë shkaktuar ftohjen e marrëdhënieve të Riadit me shumicën e vendeve arabe, sidomos me Kuvajtin, Algjerinë, Marokun, Jordaninë dhe së fundi Sudanin. Para kësaj, kanë qenë ftohur edhe marrëdhëniet e Riadit me Irakun dhe Sirinë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne