Mbreti i Arabisë Saudite mund të tërhiqet nga froni në favor të djalit të tij

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se ekziston mundësia që Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, të tërhiqet nga froni mbretëror në favor të djalit të tij Muhamed bin Selman në shtatorin e këtij viti.

Agjencia e lajmeve Fars duke cituar agjencinë Reuters, njoftoi se mbreti Selman gjatë këtij muaji ka regjistruar një deklaratë në të cilën deklaron transferimin e pushtetit te djali i tij. Mbreti i Arabisë Saudite më 21 qershor lëshoi një dekret me anë të të cilit shkarkoi Muhamed bin Najef nga posti i trashëgimtarit të fronit mbretëror dhe në këtë post e emëroi djalin e tij Muhamed bin Selman. Ky veprim konsiderohet në kundërshtim me testamentin e mbretit Abdullah./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne