Bota

Mbreti Selman i Arabisë Saudite takohet me zyrtarin e Vatikanit për të luftuar “dhunën dhe ekstremizmin”

Qendra Globale për Luftimin e Ideologjisë Ekstremiste, tregon punën e saj në luftën kundër ideologjisë ekstremiste

Kardinali Tauran thotë se dy armiqtë më të mëdhenj në botë janë “ekstremizmi dhe injoranca”

Mbreti Salman i Arabisë Saudite priti të mërkurën në zyrën e tij në pallatin Al-Yamamah në Rijad, Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar në Vatikan, Kardinali Jean-Louis Tauran dhe delegacioni i tij shoqërues.

Gjatë takimit, ata theksuan rolin e rëndësishëm të besimtarëve të feve dhe kulturave në heqjen dorë nga dhuna, ekstremizmi, terrorizmi dhe arritja e sigurisë dhe stabilitetit mbarëbotëror.

Takimi u ndoq gjithashtu nga Princi Abdulaziz bin Saud, Ministri i Brendshëm, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Muslimane, Dr. Muhammed bin Abdulkerim Al-Issa dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Adel Al-Xhubeir.

Taurani mbërriti të premten në një vizitë historike në Mbretërinë Saudite, e cila mbron vendet më të shenjta të Islamit.

Ai u prit të martën nga Qendra Globale Global për Luftën kundër Ideologjisë Ekstremiste, ose Etidal, që tregoi punën e saj në luftën kundër ideologjisë ekstremiste.

Etidal, është fjalë arabe që do të thotë “moderim”, është një përpjekje nga bashkësia ndërkombëtare për të ekspozuar, luftuar dhe hedhur poshtë ideologjinë ekstremiste, tha Sekretari i Përgjithshëm i Etidal Nasir Al-Bikami për delegacionin.

Qendra u krijua në vitin 2017 dhe ndodhet në Rijad, bën përpjekje bashkëpunuese të më shumë se 55 vendeve.

Burimi : Arab News/ ML