Mbrojtësi kuqezi drejt Rusisë, gati rroga milionere për të!

Ka luajtur vetëm dy ndeshje me fanellën e Shqipërisë, por është një nga elementët më premtues të grupit të udhëhequr nga Kristian Panuçi.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, 22-vjeçarin, që po bën një sezon mberësëlënës me Hajdukun e Splitit në Kroaci.

Pak ditë më parë u fol se Ismajli mund të bëhej pjesë e Shakhtar Donjeckut në ligën ukrainase, por dritarja e merkatos së transferimeve u mbyll dhe bisedimet janë shtyrë për në verë.

Por, sipas asaj që raporton “Slobodnadalmacija”, në valle janë futur dhe disa klube nga Rusia, që janë gati ta paguajnë kartonin e Ismajlit që tani, për ta pasur të sigurt mbërritjen e tij në verë.

Natyrisht nuk jepen detaje për transferimin, por për kartonin e lojtarit Hajduku do të kërkojë minimalisht 1 milion euro, ndërsa vetë Ismajli një pagë shumë më të lartë sesa 60 mijë eurot që përfiton aktualisht në Split.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne