Bota

Mbrojtësit e emigrantëve protestojnë në Amerikë

Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve kanë protestuar kundër vdekjes së një emigrantin nga Amerika Latine në burgjet e Nju Xhersit.

Burimet informative njoftuar se aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të martën pas vdekjes së dyshimtë të një emigranti nga Honduras në burgun e policisë, janë mbledhur përpara burgut Hadson në shtetin Nju Xhersi dhe kanë protestuar kundër kësaj ngjarje. Pjesëmarrësit në këtë protestë, gjithashtu, kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj hyrjes së emigrantëve në territorin e Amerikës dhe kanë kërkuar zhvillimin e hetimeve të pavarura për gjetjen e autorëve të vrasjes së këtij emigranti nga Hondurasi. Autoritetet e policisë kishin arrestuar këtë emigrant nga Hondurasi dy javë më parë dhe synonin ta dëbojnë atë jashtë territorit të Amerikës. Autoritetet e burgut të Nju Xhersit për disa ditë nuk kishin informuar familjen e këtij emigranti për vdekjen e tij./ PT

OPINIONE