Mbrojtja ajrore e Sirisë zmbrapsi sulmin e Izraelit

Sulmi raketor i Izraelit ndaj objektivave në provincën Kisva në jug të Damaskut, u zmbraps nga mbrojtja ajrore siriane.

Sipas raportit të agjencisë siriane të lajmeve, sistemi i mbrojtjes ajrore deaktivizoi dy raketa të cilat synonin rajonin Kisva në jug të Damaskut.

Burimet e ushtrisë siriane konfirmuan se sulmi u krye nga Izraeli.

‘AVIONËT IZRAELIT U SULMUAN NGA HAPËSIRA AJRORE E LIBANIT’

Një burim në një aeroport ndërkombëtar në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, raportoi se gjatë zhvillimit të sulmit, avonët ushtarak të Izraelit ndodheshin në hapësirën ajrore të Libanit.

Burimi raportoi se: “Gjatë kohës së sulmit, avionët ushtarak izraelit ishin mbi rajonet Shuf dhe Beka Perendimore.”

Burimi : Sputnik News/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne