Mbrojtja anti-ajrore siriane rrëzon tre raketa izraelite

Izraeli ka nisur disa raketa në një baz ushtarake siriane që ndodhet pranë kryeqytetit Damask. “Mbrojtja jonë ajrore po ballafaqohet me një sulm raketor izraelit në një nga bazat tona në periferi të Damaskut dhe tre nga objektivat u rrëzuan”, tha një raport nga agjensia shtetërore e lajmeve SANA të hënën vonë.

Gjatë viteve të fundit, ushtria izraelite ka kryer sulme sporadike kundër objektivave të ndryshëm në territorin sirian, si përpjekje për të rritur përkrahjen për grupet terroriste që shkaktuan shkatërrime në këtë vend. Në disa raste, ushtria siriane ka konfiskuar edhe armë dhe pajisje ushtarake izraelite nga terroristët që luftonin forcat qeveritare. Izraeli gjithashtu ka ofruar trajtim mjekësor ndaj militantëve ekstremistë të plagosur në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne