Bota

“Mbrojtja e Kudsit është më e rëndësishme se marrëdhëniet me SHBA-të”

Zëdhënësi i Presidencës së Palestinës, Nebil Ebu Rudejne, tha se mbrojtja e Kudsit është më e rëndësishme sesa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (AA).

Në një konferencë për shtyp në Ramallah, Ebu Rudejne, ka deklaruar se vendimi për të mbyllur zyrën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në Washington nuk do të ndryshonte qëndrimet për mbrojtjen e shenjtërimeve të muslimanëve dhe të krishterëve dhe për t’iu përmbajtur vendimeve ndërkombëtare.

“Mbrojtja e domosdoshmërive të Kudsit dhe popullit të Palestinës janë më të rëndësishme sesa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Ebu Rudenje.

– “Shantazh politik”

Ndërsa anëtarja e bordit drejtues të PLO-së, Hanan Ashrawi, në një deklaratë me shkrim ka vlerësuar se ky vendim i SHBA-ve është i papranueshëm dhe e ka cilësuar si “një shantazh politik”.

“Shantazhi i pamoralshëm i kryer hapur nga personat përgjegjës nga qeveria e SHBA-ve ka objektiv të ndëshkojë popullin e Palestinës i cili është viktimë e pushtimit të pamëshirshëm të ushtarëve izraelitë”, ka theksuar në deklaratën e saj Ashrawi.

Pasi ka njoftuar se ka ardhur koha që të vërehet se populli i Palestinës nuk do të dorëzohet, Ashrawi shtoi më tej se shantazhet e SHBA-ve, ndëshkimet masive nuk mundin që populli palestinez dhe drejtuesit e tij të përulen ndaj imponimeve dhe vendimeve të njëanshme që synojnë eliminimin e kauzës palestineze.

Po ashtu Ashrawi i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në një deklaratë me shkrim sot kishte njoftuar se kishin marrë vendimin për mbylljen e zyrës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Washington.

Burimi: AA