Mbrojtja e Palestinës është Detyrë Islame, Humane dhe Etike

Kryetari i Parlamentit të Iranit përshkroi mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez si një detyrë islame, njerëzore dhe etike.

Duke ju drejtuar Konferencës së 8-të të “Gaza, Simbol i Rezistencës”, Ali Larixhani tha se mbështetja ndaj rezistencës palestineze kundër Izraelit është e rëndësishme jo vetëm për shkak se palestinezët janë një popull i shtypur, por edhe për shkak se Izraeli është një regjim i lig dhe i keq.

Prandaj, nëse e shikoni atë nga një pikëpamje islame ose etike ose nga perspektiva e sigurisë kombëtare dhe interesave kombëtare, është e nevojshme të kuptohet se nëse dikush nuk qëndron kundër këtij regjimi, do të mbajë axhendën ekspansioniste, shtoi ai .

Larixhani iu referua më tej fitores së rezistencës libaneze dhe palestineze kundër Izraelit në luftën 33-ditore të vitit 2006 dhe luftës 22-ditore në vitin 2009 dhe tha se ndërsa një koalicion i qeverive arabe nuk arriti ta mposhtë Izraelin në të kaluarën, rezistenca e arriti fitoren kundër regjimit të Tel Avivit.

Konferenca e 8-të Ndërkombëtare “Gazas, Simbol i Rezistencës” u mbajt të martën në kryeqytetin e Iranit, në Teheran.

Shoqata për Mbrojtjen e Palestinezëve organizoi ngjarjen në bashkëpunim me Agjencinë e Lajmeve Kods.

Përfaqësuesit nga Lëvizjet e Rezistencës Palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik si dhe ambasadat e Irakut, Algjerisë dhe Palestinës në Teheran ishin ndër pjesëmarrësit.

Kishte disa ditë pas Ditës së Gazës. që 19 janari është caktuar nga Kuvendi i Iranit si Dita e Gazës në kalendarin iranian.

Dita u emërua pas rezistencës së banorëve të enklavës bregdetare përballë pushtimit të plotë izraelit që çoi në fitoren e Gazës në Luftën 22-Ditore të Gazës gjatë 27 dhjetorit 2008 – 18 janar, 2009.

Burimi : IQNA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne