Mburrja me atlete zvicerane si mburrja në vitin 1993 me atlete italiane “Simod”

GJERGJ THANASI

Për shkak të mungesës ulëritëse të sukseseve në ekonomi agjit-propi i regjimit te Rilindjes po e reklamon deri në fetishizimedhe një investimi krejt banal, madje të tejkaluar në fushën e fasonerisë (prodhim këpucësh me materialin e porositësit). Me shumë bujë e zulmë u njoftua, që fabrika zvicerane e prodhimit të këpucëve dhe atleteve e markës “Kunzli”, do ta zhvendoste pjesërisht në Shqipëri prodhimin e kësaj marke veshje këmbësh. U bë propagandë sikur në Shqipëri të kishte ardhur për të hapur fabrikë kompania “Ford” apo “John Deer”, jo sikur po hapej një fasoneri tjetër si disa mijëra të tilla të hapura në Shqipëri, që nga viti 1993.
Kujtojmë këtu që në vitin 1993 në Durrës u ngrit një kompani tip “Joint Venture” midis Fabrikës së Plastikës dhe kompanisë italiane “Simod” për prodhimin e atleteve për tregun shqiptar dhe për eksport. Atëhere kjo kompani apo ngritja e fabrijës së Coca-Cola-s në periferi të Tiranës ishte me të vërtet sukses, sepse dyqanet e bukës ende i kishin dritaret me zgara hekuri dhe shqiptarët ngordhnin urije pa ndihmat humanitare të botës dhe po ntë ndalonin transportin autokolonat e Misionit italian “Pelikan”.
Pas një cerek shekulli të hapesh b…. duke u mburrur për një fasoneri është me të vërtet për të ardhur keq! Kompania “Simod” në Durrës fiks 25 vjet më parë rrogën më të ulët e kishte pak më të lartë se të një drejtori të një ndërmarrje shtetërore të kohës 5 500 lekë të reja, ndërsa pas një cerek shekulli mburren se zviceranët do ofrojnë rroga 400 euroshe(Sic!). Mund të vihet pa frikë bast, që punëtorët e mjerë shqiptarë nuk do marrin më shumë se 200 euro në muaj përjashtuar këtu përkthyesen apo sekretaren e drejtorit zviceran të kompanisë!!!!! Rëndësi ka që delet shqiptare të ushqehen me lugë bosh për sukseset e ekonomisë së rilindur, se mushka shqiptare kështu i do drutë!
Pas një cerek shekulli Rilindja e Ramës me shumë vështirësi arrin të sigurojë të njejtin tip investimesh fason sa Qeveria Meksi! Në këtë kontekst kujtoj se në vitin 1990 Muho Asllani mburrej se rrobaqepsia e re e Durrësit me makina qepëse moderne gjermano-lindore me lëndë të para italiane cante bllokadën imperialisto-revizioniste. NPV-ja (Ndërmarrja e Prodhimit të Veshjeve) Durrës e cante bllokadën duke prodhuiar dhe eksportuar në Itali pantallona, këmisha, brekë e bënevrekë si edhe komplete pizhamesh. Pas 28 vjetësh në Shqipëri do vijë ky investim zviceran për të prodhuar këpucë, atlete e cizme për eksport në Zvicër e në lloj lloj vendesh të jashtme. Në sajë të Damianit të 17 raketave kineze QW-1 tip MANPAD dhe Arbenit ish pronar të Kompanisë “Hermes”. Rilindja jonë do cajë bllokadën njëlloj si në kohën e sh. Muho!!!!!!!! Pas një krahasimi të tillë fjalët janë të tepërta për të përshkruar batakun ekonomik, ku kanë rënën FDI-të (investimet e huaja) në epokën e Rilindjes./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne