Mbyllen hetimet për dosjen 339. Kush janë 12 të pandehurit që do çohen në gjykatë?

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për dosjen 339, dosje për të cilën PD ka akuzuar Vangjush Dakon për blerje votash. Në përfundim të hetimeve, prokuroria ka marrë të pandehur rreth 12 persona.

Ende nuk ka informacione lidhur me personat e akuzuar, ndërsa kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nuk është pjesë e dosjes përfundimtare. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të dërgojë në gjykatë konkluzionet, dhe do të jetë kjo e fundit, e cila do të vendosë nëse dosja do kalojë për gjykim, apo do kërkohen prova shtesë./tiranatoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne