Mbyllet epoka Castro në Kubë, edhe Rauli drejt dorëheqjes

Në pjesën tjetër të botës njerëzimi udhëtonte në hapësirë, më pas zbriste në Hënë, shembte Murin e Berlinit dhe interneti përhapej masivisht.

Por, në një vend ku gjërat ndryshojnë shumë ngadalë, një gjë ishte e pandryshueshme; udhëheqja nga një Castro.

Prej gjashtë dekadash kubanët drejtohen nga Castrot, fillimisht nga Fideli e më pas nga vëllai i tij, Rauli.

Kjo mund të ndryshojë.

86-vjeçari Raul Castro pritet që të japë dorëheqjen brenda kësaj jave nga detyra e Presidentit, duke i dhënë fund epokës së vëllezërve që drejtuan Kubën në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe fillimin e shekullit 21.

Dorëheqja e Raulit, siç shkruan Washington Post dhe gjithmonë nëse do të ndodhë, mbërrin dy vite pas vdekjes së Fidel Castros dhe në vendin ishullor komunist lë një atmosferë optimizmi, por edhe pasigurie.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Kubën, por e vërteta është se askush nuk e di se çfarë mbërrin pas kësaj”, thotë Camilo Condis, drejtues i përgjithshëm i Artecorte, një projekt humanitar në Havana.

Asambleja Kombëtare e Kubës pritet që të mblidhet të mërkurën dhe me gjasa të enjten do të votohet, ku sipas të gjitha mundësive, anëtarët do të zgjedhin Miguel Diaz-Canel në vend të Raul.

Diaz-Canel nuk bën pjesë tek kasta e revolucionarëve. Ai ka lindur pas revolucionit. Sot 57 vjeç shihet në vend si një njeri që kërkon konsensusin e kompromisin, i matur dhe që nuk kërkon të rrezikojë me aventura politika dhe ndryshime radikale të vendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne