Mbyllja e shkollës iraniane në Tiranë, Ministria e Arsimit sqaron të vërtetën

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi”, që financohej nga Irani dhe që ushtronte aktivitetin e saj prej disa vitesh në Tiranë. Por Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë sqaron në një postim në “Facebook” se shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit.

Sipas MASR, shkolla ka kërkuar mbylljen për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese.

Msr“MBI MBYLLJEN E SHKOLLËS SË MESME JOPUBLIKE “SAADI”
Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese, dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASR. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e interesimit për të raportuar faktet!”, deklaron MASR.

“BalkanWeb” publikoi vendimin që mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini ku përcaktoheshin dhe detyrat e institucionit pas mbylljes si psh. rikthimi i pagesës nxënësve apo dhe procedura në lidhje me dokumentacionin.

  • foto galeri

Ky vendim vjen pak ditë pasi shteti shqiptar shpalli “non grata” dy diplomatët iranianë në Tiranë. Diplomatët e shpallur si të padëshiruar janë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, ku njëri prej tyre ishte edhe drejtues i fondacionit “Saadi Shirazi”, që financon pikërisht shkollën në fjalë./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne