Mbytet nga gjarpri që mbante si kafshë shtëpiake

Dan Brandon, pronari i një gjarpri piton, ka gjetur vdekjen si pasojë e “përqafimit” nga ky gjarpër. Mësohet se Dan, ishte një adhurues i gjarpërinjve si kafshë shtëpiake.

Mjekët raportojnë se ai është mbytur nga gjarpri, por jo si pasojë e sulmit apo helmimit, por nga një përqafim i gjarprit, si shenjë dashurie ndaj pronarit.

Nëna e 31 vjeçarit, që u gjet i asfiksuar në dhomën e tij, në Hampshire të Anglisë, u shpreh se djali i saj ishte i fiksuar pas gjarpërinjve dhe tarantulave.

Mjeku që kreu autopsinë, shpjegoi se nuk kishte patur një sulm të gjarprit, por vdekja e 31 vjeçarit ishte shkaktuar për shkak të asfiksimit, në momentin që gjarpri ka qenë në qafën e pronarit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne