Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Libisë

Garda bregdetare e Libisë ka deklaruar se si pasojë e mbytjes së një varke me emigrantë në brigjet e këtij vendi, janë zhdukur të paktën 97 emigrantë.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se edhe ditën e enjten kanë humbur jetën 23 emigrantë. Ndërkohë rojet bregdetare italiane dhe organizatat humanitare në Detin Mesdhe, kanë shpëtuar më shumë se 2.000 emigrantë, ka njoftuar roja bregdetare italiane. Roja italiane bregdetare dhe pesë anije private, kanë tërhequr emigrantët nga 16 anije të mbingarkuara, tre nga të cilat ishin pre druri, njoftoi AFP./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne