Më 29 tetor Senati amerikan shqyrton propozimin e Yuri Kim si ambasadore në Tiranë

Senati i Kongresit Amerikan do të shqyrtojë më 29 tetor caktimin e Zonjës Youri Kim si ambasadore në Tiranë.

Zonja Kim është propozuar nga Presidenti Donald Trump që më 17 korrik. Ajo është me origjinë nga ishulli i Guamit në Oqeanin Paqësor. Flet gjuhë koreane, mandarin (kineze), japoneze dhe turke. Ka karrierë të gjatë në diplomaci. Më parë ka shërbyer si konsull politik në Irak dhe Turqi.
E propozuara për ambasadore në Tiranë, Youri Kim.

Për postin e ambasadores në Tiranë qe propozuar edhe Kathleen Kavalec, por propozimi i saj u tërhoq kur rezultoi se ajo kishte patur takime dhe komunikime të vazhdueshme me ish-agjentin Christopher Steele, i cili ngriti akuzat për lidhje të fushatës së Presidentit Trump me Rusinë. Sidoqoftë, në fillim të tetorit, Kavalec u emërua drejtuese e zyrës së OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë.

Pas largimit të ambasadorit Donald Lu, ambasada amerikane në Tiranë është drejtuar nga e ngarkuara me punë, Leyla Moses Ones./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne