“Me çfarë fondesh po ndërtohet ‘Sami Frashëri’”? Tabaku publikon foton dhe i drejtohet me 4 pyetje Veliajt

Vijojnë përplasjet dhe akuzat mes opozitës dhe qeverisë për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”.

Në një reagim të fundit ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, thekson se ai çon punëtorët të punojnë te shkolla vetëm për minutat që filmojnë kamerat.

Në reagimin e saj, Tabaku i drejtohet kryebashkiakut me katër pyetje për rindërtimin e kësaj shkolle, ku mes të cilave e pyet edhe se me çfarë fondesh po ndërtohet.

Reagimi i Tabakut:

Manipulatorët nuk lodhen kurrë së luftuari me të vërtetën, edhe pse e kanë të sigurt humbjen. Sepse paturpësia, gënjeshtra dhe karriera e tyre janë bashkëudhëtare të pandashme që prej ditës së parë që i kanë hyrë politikës.
Në kaq shumë orë sa harxhon duke montuar video, duke çuar punëtorë të punojnë vetëm për minutat që filmojnë kamerat, EV le të gjejë pak minuta dhe ti përgjigjet pyetjeve tona:
1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite?

2. Me cfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.
3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt…
4. Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike?
ER dhe ER duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro.
Por sigurisht që përgjgije nuk ka, sepse faktet e abuzimit për prishjen dhe ndërtimin e Sami Frashërit janë përgjegjësi direkte e EV dhe shefit të tij. Që projektet e rindërtimit i kanë 3D në kompjuterat e tyre, ndërsa fondet ne xhepat e tyre dhe klientëve të bashkisë dhe qeverisë.

/Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne