“Më hoqën nga puna se isha i PD”, qytetari gozhdon Ramën, ja si i përgjigjet kryeministri

Gjate turit te llogaridhenies diten e sotme ne Berat, kryeministri Rama eshte perballur me disa nga shqetesimet dhe ankesat e qytetareve.

Nje prej tyre i ka kerkuar ndihme ekonomike per te shkolluar te bijen, pasi para tre vitesh e kane hequr nga puna duke i thene se ishte i PD.

Qytetari: Më hoqën nga puna se “nuk je i joni se të ka futur PD në punë”, vajza ime është nxënëse shumë e mirë, dhe do të vazhdojë shkollën, por familja ime nuk mundet pasi siç ju thash më keni larguar nga puna, ça ndihme mund të marrë familja ime në këtë rast? Kam qenë në administratë, në zyrën e IT, motivi ka qenë i thjeshtë, të ka futur PD në punë.

Rama: Së pari më vjen keq nëse është e vërteta kështu. Problemi i trajtimit të pushtetit si një instrument për të uzurpuar në mënyrë partiake administratën, nuk është një problem që e kanë të tjerët dhe nuk e ka PS, edhe PS ka qenë dhe është e prekur nga ky fenomen mizerabël. Edhe sot këta që kam në krah kur unë them që punës duhet ti gjejmë njeriun, këta mendojnë se e bëj vetëm për televizion. Nëse ke provë për këtë që thua, do kthehesh në punë ditën e hënë. Ne nuk mund ti ndajmë njerëzit në tanët dhe të atyre. maksimumi ditën e mërkurë ti do të jesh në punë, nëse kjo që the është e vërtetë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne