“Më ka ndodhur diçka e keqe”, argumenti i fortë i Prokurorisë për biznesmenin Arbër Çekaj. Zbulohet biseda me shtetasin spanjoll

Biseda me një shtetas spanjoll është argumenti i fortë që ka paraqitur sot nga organi i akuzës për biznesmenin Arbër Çekaj i arrestuar për trafikimin e 613 kg kokainë, gjetur në kontenierët me banane.

Në seancën e sotme gjyqësore, ku kërkoi 48 vite burg në total për tre të arrestuarit, prokuroria për Krime të Rënda paraqiti si provë të fortë ndaj biznesmenit Çekaj, për të cilin kërkoi dënimin m 21 vite burg, bisedën e rikuperuar nga kompjuteri i “Arbi Garden” në Maminas.

Referuar burimeve, Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se biseda në fjalë i përket prillit 2015, kur Arbër Çekaj flet me një shtetas spanjoll.

Çekaj: Më ka ndodhur diçka e keqe. S’më lanë të kthehem.

Spanjolli: E di, e di. Je pa faj.

Sipas prokurorisë, në këtë periudhë në Ekuador është bllokuar një sasi e madhe kokaine, në trafikimin e së cilës dyshohet të ketë qenë i përfshirë Arbër Cekaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane.

Dënimi do të ulet në 14 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite.

Sakaq, për Armando Pezakun, shoferin e kamionit, është kërkuar 8.8 vite burg./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne