Rajoni

Me këtë datë Thaçi do të shpallë zgjedhjet

Partitë politike do të maten të dielën e fundit të shtatorit. Burime të Express kanë konfirmuar se Shefi i Shtetit do ta zyrtarizojë këtë datë posa të shpërndahet Parlamenti dhe t’i takojë partitë politike.

E diela e pestë e shtatorit do të jetë data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.  29 shtatorin pritet ta shpallë ditë të zgjedhjeve Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi.

Burime të Express kanë treguar se Thaçi do ta shpallë 29 shtatorin pasi të shpërndahet Parlamenti dhe të dëgjojë partitë politike.

Ndërkohë, më 22 gusht, pritet të shpërndahet Parlamenti, pasi Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje dhe pozita e Shefit të Qeverisë ka mbetur e lirë.

Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmri Limaj dhe Isa Mustafa kanë kërkuar të shkohet në zgjedhje dhe të shpërndahet Parlamenti. Kjo pritet të ndodhë javën e ardhshme kur edhe mblidhet Kryesia e  Kuvendit./KP

OPINIONE