Naftëtarët vazhdojnë grevën e urisë në Ballsh, duke thënë se kanë disa paga të prapambetura që nuk i kanë marrë.
Një nga naftëtarët, i përfshirë në grevë urie, deklaroi se grevistët “po vdesim”, duke i bërë thirrje pushtetarëve që “t’i vënë gishtin kokës”.
Naftëtari 1: Më mirë mos të kisha lindur. më mirë të flijohem këtu ku jam. Këta maskarenj të pushtetit tallen me ne. unë nuk e di ku janë fëmijët e mi, nuk di çfarë po ndodh me familjen time. Po vdesim. Kryeministër dhe president, shikoni gjendjen tonë.
Ndërsa, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj deklaroi se po bëhet një tallje e madhe me naftëtarët. Ai shtoi se naftëtarët kërkojnë dinjitet dhe jo lëmoshë.
Sokol Dautaj: Pamjet flasin vetë. Po bëhet një tallje e madhe me naftëtarët. Këta naftëtarë kanë familje, do të punojnë që të jetojnë.
Edhe gratë janë të gatshme që të hyjnë në grevë. Ata e dinë se sa dhemb në një familje mungesa e ekonomisë. Po kërkojmë dinjitet dhe jo lëmoshë./BW