Me ndihmën e demokratëve, Pompeo ka gjasa të konfirmohet sekretar i shtetit

Senatorja demokrate Heidi Heitkamp tha të enjten se do të votojë në favor të Mike Pompeos, kandidatit të Presidentit Republikan Donald Trump për të qenë sekretar shteti, duke bërë të mundur që drejtori i CIA-s të konfirmohet në postin e ri.

Senatorja Heidi Heitkamp nga North Dakota, shteti në të cilin Trump fitoi me lehtësi në vitin 2016, është demokratja e parë e Senatit që mbështet kandidaturën.

Për shkak se senatori republikan Rand Paul deklaroi kundërshtimin e tij dhe senatori John McCain mungon në Uashington pasi nuk është në gjendje të votojë për shkak të sëmundjes, Pompeos i nevojitej e pakta një votë demokrate për të fituar shumicën në Senat.

Republikanët kanë vetëm një senator më shumë në dhomën e përfaqësuesve.

Lideri republikan i Senatit Mitch McConnell tha të enjten se do të ishte e vështirë për demokratët që të bllokonin emërimin e Pompeos pas takimit të tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Ai ka besimin e presidentit. Është e vështirë të imagjinohet një zgjedhje më e mirë”, tha McConnell.

Senati ka caktuar një komision për të votuar për zgjedhjen e Pompeos. Votimi i plotë i Senatit pritet të ndodhë javën e ardhshme.

E propozuara për të zëvendësuar Pompeon është Gina Haspel, tani zëvendësdrejtore. Prezantimi i saj në Senat është planifikuar për në datën 9 maj, ku ajo pritet të përballet me kundërshtimin e demokratëve./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne