Më në fund edhe institucionet turke në Shqipëri reagojnë ndaj dhunimit të Memorialit të Dëshmorëve të 15 Korrikut

Ditëve të fundit në rrjetet sociale dhe në disa shkrime në media ka patur reagime kundër vendosjes së memorialit kushtuar dëshmorëve të 15 Korrikut, në parkun e ndërtuar më parë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim -TIKA.  
Ndërkohë në mesin këtyre reagimeve u dëmtua edhe tabela treguese për rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut duke u dëmtuar simbolet turke, si dhe memoriali ku janë vendosur emrat e dëshmorëve të 15 Korrikut, ku disa persona vendosën sende të ndryshme pranë memorialit.
Në lidhje me reagimet kundër memorialit dhe dëmtimet ka reaguar Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Turqi-Shqipëri-ATTSO, si dhe Shoqata e të Diplomuarve në Turqi-TUMED. 
Në njoftimin nga ATTSO thuhet se “Dënon ashpër sulmet e shëmtuara që janë bërë mbi flamujt turq që ndodhen mbi tabelat në Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut që ndodhet në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Në këtë sulm janë copëtuar flamujt turq dhe mosrespektimi i memorialit që mban emrat e Dëshmorëve turq të Demokracisë është një situatë tepër e rëndë dhe e papranueshme nga ana jonë”.
“Në Shqipëri kanë ndodhur edhe më përpara sulme ndaj Simboleve Kombëtare Turke, por kësaj radhe, po shohim me keqardhje që këto sulme, sikur të ishin duke shtypur një buton të vetëm, janë provokuar nga individë dhe organizata për të cilat kuptohet se ishin të lidhur me FETO-n
“, thuhet në deklaratën me shkrim të kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi, Fethi Kaya.
Ndërsa, në reagimin e TUMED-it thuhet se “Nuk ka të drejtë askush të cenojë Flamurin Turk, Memorialin apo simbolet përkatëse të një shteti mik, ato respektohen. Shpresojmë që kjo situatë të mos jetë iniciuar dhe agravuar nga elementë të organizatës terroriste FETO, pasi sikurse e dimë kjo organizatë okulte është duke punuar për prishjen e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve mike, Shqipëri – Turqi. Ne si Shoqatë e të Diplomuarve në Turqi (TUMED) i bëjmë thirrje të gjithë institucioneve përkatëse të shtetit dhe të medias për zgjidhjen e kësaj situate, për gjetjen e përgjegjësve të këtyre gjesteve të turpshme”.
Memoriali u inaugurua më 15 korrik të këtij viti gjatë shënimit të përvjetorit të tretë të tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve të Shqipërisë, të institucioneve turke dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile në Shqipëri./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne