“Me operacionin “Burimi i Paqes” në 9 ditë janë pastruar 1.500 kilometra nga organizata terroriste”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se me operacionin “Burimi i Paqes” në 9 ditë kanë pastruar nga mizoria e organizatës terroriste një sipërfaqe prej 1.500 kilometrash.

Në fjalimin e mbajtur në aktivitetin e zhvilluar nga Federata e Shoqatave të Rize-s, Erdoan deklaroi bilancin e operacionit “Burimi i Paqes”.

“Vetëm brenda 9 ditëve shpëtuam nga mizoria e organizatës terroriste një sipërfaqe prej 1.500 kilometrash duke neutralizuar 765 terroristë, një pjesë e tyre të ashtuquajtur udhëheqës së nivelit të lartë. Morën kontrollin e 111 njësive të banimit brenda Rasulayn-it dhe Tel-Abyad-it. Në mënyrë që vëllezërit tanë që jetojnë në rajon të mos jetojnë asnjë shqetësim, kemi marrë të gjitha masat duke filluar nga ushqimi, shëndetësia dhe siguria. Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay), Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), Ministria jonë e Shëndetësisë dhe organizatat joqeveritare kanë filluar punimet për ndihma”, u shpreh presidenti turk.

Duke iu referuar marrëveshjes ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 17 tetor për tërheqjen e organizatës terroriste për 120 orë nga zona e sigurt në Siri, Erdoan tha: “Nëse kjo zbatohet shumë mirë, por nëse nuk zbatohet, sapo të përfundojnë 120 orët ne do të vazhdojmë përsëri operacionin “Burimi i Paqes” aty ku ka mbetur.

Ai theksoi se marrëveshja është bërë me Amerikës dhe shtoi: “Kini kujdes, ne nuk kemi bërë marrëveshje me organizatën terroriste, por me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa bëjnë shtrembërime këtu, nuk ka një gjë të atillë”.

Presidenti Erdoan tha se me operacionin “Burimi i Paqes” së Turqisë i është dhënë një goditje vdekjeprurëse korridorit terrorist që mundohet të krijohet në kufirin e Sirisë dhe shtoi: “Krahas kësaj, operacioni ka shpartalluar edhe skenarin imperialist ndaj rajonit tonë. Kështu që vendi ynë ka hedhur një hap me rëndësi jetike si për sigurinë e vendit tonë edhe për garantimin e tërësisë territoriale të Sirisë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne