“Me padisni edhe mua”/ Gazetari Gjergji Thanasi sfidon Antiterrorin: Rama do të përfundojë si Gadafi

Gazetari Gjergji Thanasi ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të lidhura me procedimin ndaj avokatit Altin Goxhaj, duke deklaruar se po përsërit me shkrim një qëndrim të ngjashëm me atë që, sipas tij, ka shprehur Goxhaj.

Në postimin e tij, Thanasi i referohet kryeministrit Edi Rama dhe përdor një krahasim me ish-udhëheqësin libian Muammar Gaddafi. Ai shprehet se, sipas tij, Rama “do të përfundojë si Gadafi”, ndërsa më tej përdor një gjuhë kërcënuese dhe të dhunshme.

Në vijim të postimit, gazetari u drejtohet publikisht strukturave të antiterrorit, duke i kërkuar që ta kallëzojnë penalisht, me argumentin se ai po përsërit me shkrim atë që, sipas tij, ka deklaruar më herët avokati Altin Goxhaj.

Postimi vjen si një sfidë publike ndaj autoriteteve dhe ngre pikërisht çështjen që Thanasi parashtron në shkrimin e tij: nëse ndaj tij do të ndërmerret e njëjta masë ligjore që, sipas tij, është ndërmarrë ndaj Goxhajt.

Postimi i plotë i Gjergji Thanasit:

“Mbas ketij precedenti te vendosur nga prokuroria, une Gjergji Thanasi marr guximin te deklaroj se kryeministri Edvin Rama do perfundoje si Gadafi. Edvini do te terhiqet zvarre si Gadafi.

Edvin merr limen dhe lemoje thepin e pistoletes, qe mos vuash si Gadafi ne vaktit.

P. S.
Shoke te antiterrorit ju lutem publikisht te me padisni, sepse une po perseris me shkrim fiks ate, qe ka thene avokati Altin Goxhaj.
Ju lutem me padisni penalisht njelloj si avokatin Goxhaj😛😛😛🤓🤓”/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne