Shqiperia

Me pushime me të bijën, mbytet 68-vjeçari në Zvërnec

Një tjetër person ka humbur jetën këtë të hënë në plazhet e vendit.

Policia bën me dije se ka humbur jetën në vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë.

Sipas uniformave blu 68 vjeçari dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

68 vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA