ME RASTIN E 65 VJETORIT NGA EKSODI I TURQVE TË MAQEDONISË NË TURQI

Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup

Simvjet mbushen plot 65 vjet nga rifillimi i shpërnguljes masive të turqve nga Maqedonia në Turqi. Përveç turqve, posaçërisht mes viteve 1953 dhe 1968, në Turqi u shpërngul një numër i madhe edhe e shqiptarëve, torbeshëve dhe boshnajkëve. Ky ishte egzodi më i madh që ndodhi në Europë, në periudhën pas Luftës të dytë botërore.

Shpërngulja e turqve dhe popullatës tjetër myslimane e Maqedonisë, në Turqi, në vitet 50 dhe 60 të shekullit të 20-të nuk ishte diçka e re, meqenëse duke filluarë nga gjysma e dytë e shekullit të 17-të – pas disfatës të dytë të ushtrisë osmane para portave të Vijenës në vitin 1683, e deri në fund të Luftës të dytë botërore (1941-1945), pjesa më e madhe e kësaj popullate, për shkaqe të ndryshme, ka qenë vazhdimisht e detyruarë ose të tërhiqet, bashk me ushtrinë osmane, në vende më të sigurta të Ballkanit, ose të shpërngulet në Anadoll. Një pjesë shumë e madhe e kësaj popullate u vra dhe masakrua nga ushtritë kundërshtare, ose humbi jetën nga urija dhe sëmundjet e ndryshme të asaj kohe. Në këtë hapsirë kohore më se 350 vjeçare shpërnguljet më masive  të popullatës myslimane nga hapsirat e ish Jugosllavisë kanë ndodhur posaçërisht pas Luftës Ruso-Osmane të vitit 1877-1878, dhe pas Luftave ballkanike (1912-1913) dhe Luftës të parë botërore (1914-1918). Shpërngulja që ndodhi pas Luftës të dytë botërore, që është temë trajtimi i artikujve të mij, është karakteristike se ajo ndodhi në kushte të paqës, si pasojë e pazarllëqeve tinzake dhe e keqpërdorimit/ mosrespektimit të përpiktë, nga pala jugosllave/ maqedone, e dy marëveshjeve të vitit 1953, që ishin të aritura/ nënshkruara mes Jugosllavisë dhe Turqisë.

Në shenjë kujtimi të kësaj tragjedie të madhe të turqve dhe popullatës tjetër myslimane të Maqedonisë, javët në vijim, në disa artikuj të veçantë, do të mundohem ti sqaroj aspektet më të rëndësishme të kësaj çështjeje, e posaçërisht: a) Vall shpërngulja ishte e regulluarë me marëveshje, ose jo?;  b) Shkaqet për shpërnguljen, si dhe c) Karakteri, përmasat dhe pasojat e saja.

Nëse gjykojmë në bazë të dokumenteve arhivore të asaj kohe del se diku deri nga fundi i vitit 1952 Jugosllavija ishte kundër lejimit të shpërnguljes në Turqi të turqve dhe popullatës tjetër myslimane. Sipas profesorit universitar turk Sabahadin Zaim (Sabahaddin Zaim)[1], shkaku i vetëm për një qasje të këtillë i udhëheqësve më të lartë jugosllav paska qënë frika e tyre nga demaskimi në arenën ndërkombëtare të gjendjes të vërtetë në Jugosllavinë e asaj kohe. Pra, si rezultat para së gjithash i kësaj frike, vitet e para pas luftës institucionet kompetente jugosllave në disa raste i kishin refuzuarë kërkesat e Ambasadës të Republikës së Turqisë në Beograd, për të lejuar shpërnguljen bile të një pjese të vogël turqish, për bashkimin e tyre familjar. Mirpo, për shkaqe deri diku të panjohura, në fillim të vitit 1953, kjo qasje e Jugosllavisë ndryshon dhe menjëherë fillojnë pazarllëqet e fshehta mes përfaqsuesve më të lartë të të dy shteteve. Në janar të viti 1953, në kuadër të vizitës zyrtare të ministrit të punëve të jashtme të Turqisë Fuad Keprili (Fuad Köprülü), në Jugosllavi (20-25 janar 1953), në dy takimet e tij me presidentin e Jugosllavisë Josip Broz Tito, që u realizunë në qytezën Brijuni të Kroacisë, më datën 22 ose 23 janar 1953, mes tjerash ishte aritur e ashtu quajtura Marëveshje xhentlimene.

Në lidhje me këtë marëveshje, që deri më tani askush nga hulumtuesit të kësaj çështjeje nuk e ka parë, egzistojnë dy sypozime – sipas njërit kjo marëveshje ka qenë e nënshkruarë mes presidentit Tito dhe ministrit Keprili, kurse sipas sypozimit tjetër marëveshja në fjalë paska qënë vetëm gojore. Nga dokumentet që unë kisha rastin ti hulumtoj dhe vlerësoj në Arkivin diplomatik të MPJ të Republikës së Serbisë rezulton se marëveshje e tillë egziston dhe se e njëjta ka qënë e nënshkruarë nga një zyrtar i lartë i MPJ të Jugosllavisë dhe ambasadorit të Turqisë në Beograd Agah Aksel. Pra, presidenti Tito dhe ministri Keprili në takimin e tyre në Briuni tekstin e marëveshjes në fjalë mundet e kanë diskutuarë dhe vetëm aprovuarë dhe disa muaj më vonë (në prill të vitit 1953) të njëjtin me një emër tjetër[2] e kanë nënshkruarë një zyrtar i lartë i MPJ të Jugosllavisë, emri i të cilit nuk figuron në dokumentet që unë i hulumtova, dhe ambasadori turk Agah Aksel. Dëshmija më eksplicite dhe konkrete për egzistimin e marëveshjes në fjalë paraqesin dy deklaratat e një prej figurave më të angazhuara në këtë çështje – Këshilltari special për çështjet juridike në MPJ të RFP të Jugosllavisë dr Milan Bartosh (Милан Бартош), që janë të regjistruara në Raportin[3] nga takimi lamtumirës i ambasadorit A.Aksel me M.Bartoshin, të datës 31 Mars 1955, në të cilin ndër të tjera thuhet: “Duke patur parasysh se ne të dy kemi specifikuar detajet e dispozitave të Marrëveshjes xhentlimene për shpërnguljen e turqve …” dhe deklarata tjetër: “Ai (Ambasadori – vërejtje e S.K.) e di se Rankoviçi (bëhet fjala për Aleksandar Rankoviçin – S.K.) është ai që po vëzhgon aplikimin e duhur të Marrëveshjes xhenlimene …”. Këto dy deklarata të zyrtarit të lartë jugosllav (M.Bartosh), mendoj se paraqesin dëshmi të mirëfillta dhe të mjaftueshme për vërtetimin e egzistimit të marëveshjes në fjalë.

Sipas njohurive të mia, “Marrëveshja xhentlimene“ ka gjasa të ketë qënë një marrëveshje gojore, për vetë faktin se: a) nënshkruesit e marrëveshjeve ndërshtetërore zakonisht janë persona të të njëjtit nivel, që në rastin konkret kemi të bëjmë me takimin e Presidentit të shtetit Jugosllav dhe Ministrit të punëve të jashtme të Turqisë; dhe b) sidomos fakti që pas rreth dy muajsh (në prill të të njëjtit vit) është e nënshkruarë “Marrëveshja ndërmjet Sekretarijatit shtetror të punëve të jashtme të RFP të Jugosllavisë dhe Ambasadës të Republikës së Turqisë në Beograd, për shpërnguljen e turqve”. Pra, nëqoftëse Marëveshja xhentlimene, mes J.B.Titos dhe F.Kepriliut, do të ishte marrëveshje me shkrim, atëhere nuk do të kishte qenë e nevojshme të nënshkruahet marrëveshje tjetër, për të njëjtën çështje, në një kohë kaq të shkurtër.

Kur flasim rreth kësaj çështjeje, bie në sy mospërmendja nga ana e gati gjithë historijanëve maqedonas të faktit se shpërngulja nisi dhe u realizua në bazë të marëveshjes ndërshtetrore Jugosllavi – Turqi. Për dallim nga këta, historijanët e tjerë nga regjioni ish Jugosllav, përfshirë edhe ata shqiptarë, janë të mendimit dhe të bindur se egzodi i popullatës në fjalë ishte rezulltat i marëveshjes Jugosllavo-Turke, të vitit 1953. Sa i takon historijanëve, hulumtues të kësaj çështjeje, nga Turqija, ata mendojnë se shpërngulja ndodhi në bazë të “Marëveshjes mes Turqisë dhe Jugosllavisë, për shpërngulje të lire, e vitit 1952[4]. Meqënëse këtë marëveshje asnjë hulumtues nga Turqija deri më tani nuk ka mundur ta publikojë, unë mendoj se bëhet fjalë për marëveshjen e vitit 1953, e jo të 1952-së.

Sipas merëveshjes të lartpërmendur bëheshte fjalë për lejimin e shpërnguljes vetëm të një pjese të vogël (rreth 30.000) të turqve. Mirpo çka ndodhi në realitet? Që në fillim të proçesit, si rezultat i shkeljes/ keqpërdorimit flagrant nga pala jugosllave/ maqedone, të marëveshjes së arijtur, në vend se të lejoheј shpërngulje vetëm e një pjese të vogël të turqve, shpërngulje ju lejua të gjith turqve dhe gjith popullatës tjetër myslimane (shqiptarëve, torbeshëve dhe boshnjakëve). Paralelisht me këtë akt të shëmtuar/ jo human, në Maqedoni, Kosovë, Sanxhak dhe në viset e tjera ku jetonte popullata myslimane, vazhdoj aktiviteti intenziv propagandues për masovizimin e shpërnguljes. Në kët aktivitet, përveç përfaqsuesve të organeve të sigurisë, me të madhe u kyçën edhe funksionarë më të lartë të Maqedonisë dhe Serbisë, mes tjerash edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Llazar Kolishevski (Лазар Колишевски) dhe kryetari i KE të Republikës popullore të Serbisë Jovan Veselinov (Јован Веселинов).

Rezultati i një aktiviteti të këtillë tinzak ishte katastrofal – vetëm në vitin 1955, 38.000 qytetarë të Maqedonisë bënë kërkesë për dalje nga nënshtetsija jugosllave, kuptohet me qëllim të shpërnguljes në Turqi. Të gjithë ata persona të rallë që morën guxim ti kundërshtohen shpërnguljes, rezikonin të shpallen për tradhëtarë, iredentistë, nacionalistë, e tj. Në reagimet e tyre, funksionarët e lartë jugosllav/ maqedonas përgjigjeshin se bëhet fjalë për një shpërngulje të lirë të një pjese të vogël turq për qëllime humane – bashkimin e tyre familjar. Në intervistën e tij të publikuarë në plot dy faqe të gazetës “Нова Македонија“ (“Nova Makedonija“), të datës 28 prill 1954, Llazar Kolishevski, duke e mohuarë faktin se shpërngulja ndodh si rezultat i marëveshjes përkatëse mes Jugosllavisë dhe Turqisë, pa nguruarë, opinionin publik të vendit dhe botës e informonte se nuk bëhet fjalë për asçfar shpërnguljeje dhe se Jugosllavija nuk ka nënshkruar asçfar marëveshjeje me Turqinë për shpërngulje të popullatës turke. Se sa të pavërteta ishin informatat e Ll.Kolishevskit flet vetë fakti se vetëm në periudhën mes 1953 dhe 15 mars 1959, 143.800 qytetarë të Maqedonisë aplikuan për heqjen e nënshtetsisë jugosllave për tu shpërngulur në Turqi.

Për fat të keq gënjeshtrave të Ll.Kolishevskit dhe udhëheqësve të tjerë jugosllav i besonin edhe disa funksionarë të lartë shqiptar, mes tjerash edhe Fadil Hoxha, në atë kohë antar i Kryesisë të Këshillit krahinor të Lëdhjes socijaliste të popullit punues të Kosovës dhe Metohisë.  (Vijon)

[1]    Sabahaddin Zaim, “Son Yugoslav Muhacirlerin Hakkında Rapor“, İktisat Fakültesi Mecmuası,Cilt:

19 – Sayı:1-4 den, Ayrı Bası, Sermet Matbaası, Şemsettin Arkadaş, Istanbul – 1960;

[2]    Marëveshja mes Ministrisë të punëve të jashtme të RPF të Jugosllavisë dhe Ambasadës të Republikës të

Turqisë, për shpërnguljen e Turqve“;

[3]    ZABELESKA o razgovoru Drzavnog savetnika za inostrane poslove Dr. Milana Bartosa, sa turskim

      Ambasadorom 31 marta 1955 godine“, Pov. br. 91416, Beograd 1 aprila 1955 (ДА МСП РС; ПА; 1955;

ф.68; сиг. 47264.);

[4]    Türk – Yugoslav Serbest göç antlaşması“;

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne