ME RASTIN E 65 VJETORIT NGA FILLIMI I EKSODIT TË TURQVE TË MAQEDONISË, NË TURQI (3)

Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup

Pas ndryshimit rënjësor të qëndrimit jugosllav/ maqedonas në lidhje me shpërnguljen e popullatës myslimane, siç u theksua edhe më parë, në viset ku jetonte kjo popullatë filloj aktivitet i dendur për masovizimin e shpërnguljes. Në këtë drejtim, në Maqedoni, mesazhin e parë të hapur dhe të drejtpërdrejtë për shpërngulje e trasmetoi Llazar Kolishevski, në mbledhjen partiake të Rajonit të tretë të Shkupit, që me sa duket ishte e mbajtur në vjeshtë të vëtit 1953. Mesazhin të dytë, edhe më transparent dhe më të drejtpërdrejtë, ai e shpalli në Intervistën e tij për gazetën “Нова Македонија“[1], e cila pas ca ditëve, e përkëthyerë në serbisht, turqisht dhe shqip, u ribotua edhe në gazetat “Borba“, “Birlik“[2] dhe “Flaka e vllaznimit“[3]. Pas publikimit të kësaj interviste, e cila ishte përplot me gënjeshtra, qëllimi ishte i arijtur plotësisht – shumë shpejt proçesi i shpërnguljes mori përmasa dramatike. Kështu për shembull, sipas të dhënave zyrtare[4], vetëm në periudhën nga viti 1951 e deri në fund të vitit 1958, nga Maqedonia në Turqi u shpërngulën 125.795 qytetarë.

Për ti minimizuarë pasojat dhe për ta justifikuarë qëndrimin zyrtar, se shpërngulja masovike gjoja paska ndodhur si rezultat i dëshirës dhe kërkesës vullnetare të një pjese të turqve për tu shpërngulur, autoritet zyrtare jugosllave/ maqedonase, por për fat të keq edhe pjesa dërmuese e studijuesve të kësaj çështjeje, si shkaqe për shpërnguljen e popullatës në fjalë i theksonin:

– vendosjen e sistemit të ri shoqëror në Jugosllavinë e pas Luftës së dytë botrore –  masat e marra në këtë drejtim;

– “injoranca“ fetare dhe intelektuale e popullatës myslimane;

– marrëdhëniet farefisnore;

– kufizimet e të drejtave dhe lirive fetare – Ligji për heqjen e ferexhes, mbyllja e shkollave fetare, ndalimi i praktikimit të lirë të zakoneve dhe traditës fetare, rënimi i një pjese të objekteve fetare, ose shëndrimi i tyre në depo, galeri artistike, e tj.;

–  ndikimi i “reaksionit”;

– heqja e pronës private – politika agrare, e tj., e tj.

Sipas mendimit tim, këto dhe shumë “shkaqe” të tjera të ngjajshme formale mund të trajtohen vetëm si motive shtesë për shpërngulje, por arsyeja kryesore dhe e vetme për të braktisur vatrat shekullore për tu shpërngulur në Turqi, ishte qëndrimi i udhëheqësve të atëhershëm më të lartë jugosllav/ serb, maqedonas ndaj popullatës myslimane, e cila në mënyrë tinzake trajtohej si e padëshirueshme. Me fjalë të tjera, shpërngulja e kësaj popullate, në vitet ’50 dhe ’60 të shekullit të kaluar nuk ndodhi, rastësisht dhe me dëshirën e tyre, por si rezultat i politikës dhe qasjes të gabuarë të politikanëve jugosllav – serb, maqedonas, ndaj asaj popullate. Zyrtarët në fjalë, pa as çfar arsyeje objektive, në mënyrë të fshehtë, me zyrtarët e Republikës të Turqisë, fillimisht u morën vesh për lejimin e shpërnguljes të një pjese të turqve për bashkimin e tyre familjar, e pastaj, me shkeljen flagrante të marëveshjes të arijtur, në mënyrë të vetëdijshme e bënë inkurajimin dhe masovizimin e saj në përmasa dramatike.

Pasojat e kësaj politike të pandershme dhe krejtësisht jo humane ishin të rënda, para së gjithash për popullatën turke, por edhe për shqiptarët dhe popullatën tjetër myslimane, dhe vendin në tërësi, para së gjithash në aspektin demografik, ekonomik, arsimor, social, dhe mbi të gjitha atë moral. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë drejtuesit më përgjegjës të saj, në kundërshtim me traditën shekullore të bashkëjetesës në këto hapsira, lejuan, nxitën dhe me sukses e realizuanë planin ogurzi për largimin nga Maqedonia, njëherë e përgjithnmonë, e rreth 60% të popullatës turke. Me këtë definitivisht u rrënua/ zhduk i ashtu quajturi “balns/ drejtpeshim demografik“, që kryesisht e përbënin tre komunitetet më të mëdha të saja (maqedonasit, turqit dhe shqiptarët), dhe i cili në këto hapsira ishte i pranishëm me shekuj.

Pra, eksodi i turqve dhe i popullatës tjetër myslimane të Jugosllavisë/ Maqedonisë nuk ndodhi në mënyrë vullnetare/ të lirë, dhe vetëm për “arsye humane”, siç atë botë, por për fat të keq edhe më vonë, ishte e vlerësuarë dhe për fat të keq edhe sot e kësaj dite vlerësohet nga ana e një pjese të madhe autorësh vendas (jugosllav/ maqedonas) dhe të huajë (një pjesë e vogël e autorëve nga Turqia, dhe para së gjithash nga ana e institucioneve zyrtare turke). Përkundrazi, sipas opinionit tim dhe i shumë autorëve të tjerë (shqiptar, boshnjak dhe turk), eksodi i viteve të ’50-ta dhe ’60-ta të shekullit të kaluar, edhe pse në shikim të parë dukej si i lirë/ vullnetar, meqënëse kurkush me forcë nuk u dëbua nga shtëpia, por ama në fakt një gjë e tillë, nga ana e autoriteteve relevante jugosllave/ serbe, maqedonase, ishte e dëshiruarë dhe në mënyrë tinzake e imponuarë, inkurajuarë dhe me sukses e realizuarë. Përndryshe, nëse ndodhte e kundërta, d.m.th. nëse autoritetet jugosllave/ serbe, maqedonase, në kokat e tyre nuk kishin plane të fshehta për dëbimin e bashk qytetarëve mysliman, atëherë parashtrohen pyetjet:

– pse autoritetet jugosllave e panë të arsyeshme, me autoritetet turke, të fillojnë negociata për lejimin e shpërnguljes të turqve, në kohë kur qytetarëve të tjerë jugosllav i ishte e privuarë një e drejtë/ mundësi e tillë[5];

– pse negociatat u realizuan në mënyrë të fshehtë?

– pse para opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar mohohej fakti/ e vërteta se shpërngulja zhvillohej në bazë të marëveshjes ndërshtetrore?

– pse, naga pala jugosllave/ maqedonase u abuzua – në mënyrë flagrante u shkel marëveshja me Turqinë, duke lejuar shpërnguljen e të gjithë myslimanëve, e jo vetëm të një pjesë të vogël të turqve, siç ishte rënë dakord midis përfaqësuesve të të dy vendeve?;

– pse, nga ana e institucioneve kompetente maqedonase, asgjë nuk u ndërmor për të parandaluar dhe dënuarë misionarët e ndryshëm nga vendi dhe jashtë (Turqia), të cilët morën pjesë në fushatën për nxitjen dhe masovizimin e shpërnguljes?;

– pse kundërshtarët e shpërnguljes u trajtuan si armiq të vendit, nacionalistë, shovinistë, iredentistë?;

– pse përfaqsitë diplomatiko-konsulore të Jugosllavisë, në Ankara dhe Stamboll, nga Beogradi ishin të urdhëruarë të refuzonin kërkesat e të gjithë atyre të shpërngulurve të zhgënjyer që dëshironin të ktheheshin në Jugosllavi?;

– në se ndryshimet shoqëroro – politike dhe masat e ndërmara në fusha të ndryshme, përfshirë edhe kufizimi dhe ndalimi i të drejtave dhe lirive fetare, ishin arsyeja kryesore për eksodin e popullatës në fjalë, pse për shkaqet e njëjta nga vatrat e tyre nuk u larguan edhe pjesëtarët e popullatës tjetër – të krishterë të Jugosllavisë/ Maqedonisë (maqedonasit, serbët, vllehët, bile as shqiptarët të krishterë), edhe pse masat e lartpërmendura dhe kufizimet e ndryshme ishin të aplikuara për të gjith qytetarët e vendit, e jo vetëm për popullatën myslimane?;

– dhe fare në fund, pse turqit, shqiptarët, torbeshët/ goranët dhe boshnjakët mysliman nga Jugosllavia (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Sanxhaku, Kosova, Serbia Jugore dhe Maqedonia), në Turqi, shpërnguleshin edhe në periudhën midis dy luftërave botërore, kur autoritetet e atëhershme jugosllave myslimanëve ligjërisht dhe faktikisht ua garantonin dhe në praktikë ua mundësonin aplikimin e të gjitha të drejtave dhe lirive fetare, pa asçfar kufizimi?!

Pra, e përsëris, shpërngulja vetëm e myslimanëve nga Maqedonia, dhe Jugosllavia në përgjithësi, pas Luftës të dytë botërore, nuk ndodhi rastësisht dhe me dëshirën e asaj popullate, por ajo, nga udhëheqsit jugosllav atyre u ishte e imponuarë në mënyrë të pa ndershme. Me fjalë të tjera, autoritetet jugosllave/ maqedonase në vend se me përpikëri ta aplikonin parullën për “vllaznim dhe bashkim“ të të gjith popujve dhe popullsive të vendit, ata bashkombasit e tyre mysliman, në mënyrë tinzake, i detyruanë përgjithmonë të largohen nga vendlindjet e tyre. Përndryshe, çdo kush e ka më se të qartë se askush në botë nuk do të kishte braktisur vendlindjen për të shkuarë dikund tjetër, nëqoftëse për një gjë të tillë nuk do të ishte i detyruarë që ta bëjë.

Se shpërngulja e përmasave dramatike e turqve dhe popullatës tjetër myslimane të Maqedonisë/ Jugosllavisë u ishte e imponuarë, në mënyrë të pavedijshme, që në vitin 1954, e ka pranuarë/ konfirmuarë edhe vetë Llazar Kolishevski, i cili duke ju përgjigjur pyetjes të parë të intervistës për gazetën “Нова Македонија“, mes tjerash ka deklaruarë: “… këtu as sesi nuk bëhet fjalë për ndonjë farë shpërngulje e turqve, aq më shumë kur edhe vetë termi shpërngulje mund të nënkuptohet si detyrim, e një gjë të tillë tek ne nuk ka dhe nuk mund të ketë”?!. Me këtë deklaratë Kolishevski në fakt në mënyrë të pavetdijshme e ka përcaktuarë karakterin e shpërnguljes i cili që në atë kohë ishte evident. Me fjalë të tjera, proçesi i largimit, në fillim vetëm i turqëve e pastaj edhe i shqiptarëve dhe popullatës tjetër myslimane, qysh gjatë vitit 1954 u shëndrua në shpërngulje masovike, e kojo konfirmohej edhe nga vetë institucionet zyrtare jugosllave/ maqedonase. Do me thënë, meqenëse që në atë kohë zyrtarisht pranohej se bëhej fjalë për shpërngulje, e jo për njëfarë “shkuarje në Turqi i personave të caktuar nga pakica nacionale turke, për shkak të disa arsyeve të tyre personale, të natyrës farefisnore ose të karakterit tjetër“, atëhere del se edhe sipas llogjikës të Ll.Kolishevskit shpërngulja ka qënë e detyrueshme, e jo vullnetare.

Kur flasim për politikën jo të drejtë të udhëheqësve më të lartë jugosllave – serbe, maqedonase të asaj kohe, njëkohësisht duhet theksuar faktin se ky qëndrim i tyre ndaj bashkëqytetarëve lojal mysliman nuk ka asgjë të përbashkët me bashkëjetesën e qytetarëve të zakonshëm maqedonas, turq, shqiptarë, torbeshë, boshnjakë, romë, vlleh, serbë dhe të tjerë, që në Maqedoni bashkjetuan  shekuj me radhë, dhe do të vazhdojnë të jetojnë përgjithmonë, duke ndihmuar njëri-tjetrin në situata dhe raste të ndryshme.  (Vijon)

salimsblog.worpress.com

[1] Лазар Колишевски,“Братството и единството меѓу македонскиот народ и националните

   малцинства веќе стана нешто природно во свеста на луѓето“. “Нова Македонија“, 28 март 1954

година, стр.1 и 2;

[2]Kardeşlik ve birlik sayesinde milli azınlıkların en büyük kısmı müşterek sosyalist yurdumuza bağlıdır –

   Yoldaş Lazar Kolişevski ile mülakat“, “Birlik“, 31 mart 1954, s.1-2.;

[3]Intervju me shokun Llazar Kolishevski Mbi shpërnguljen e disa pjestarve të pakicës turke në Turqi“,

“Flaka e vllaznimit“, 12 prill 1954, f.1,2,4;

[4] ДАРМ, 1.427. 128. 5/23-39;

[5] Shkuarja/ largimi jasht vendit qytetarëve jugosllav ju lejua/ mundësua duke filluar nga mesi i viteve të 60-ta të

shekullit të 20-të.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne